www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përkeqësohet situata me zjarret në RMV, Angellov thirrje qytetarëve për kujdes dhe raportim të zjarreve

Posted on August 28, 2024August 28, 2024 by Dilo Kamb

Situata me zjarret në ambientet e hapura në vend ka filluar sërish të përkeqësohet. Nga Qendra për Menaxhimin me Kriza Nga bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin në hapësirë të hapur janë shënuar 37 vatra zjarri, prej të cilave 29 janë shuar, tre janë vënë nën kontroll dhe pesë janë ende aktive. Drejtori i këtij institucioni Stojance Angelov ju bëri thirrje qytetarëve që të jenë sa më të kujdesshëm dhe të raportojnë zjarret në numrin 112.

Stojançe Angellov – Drejtor i QMK-së

Apeloj qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mos shkaktuar zjarre. Nëse vërejnë sjellje të dyshimta, ju lutemi ta raportoni menjëherë në 112 ose te një mik, i njohur apo i njohur që do t’ia kalojë informacionin Ministrisë së Brendshme.

Zjarre aktive ka në komunën e Studeniçanit, mbi fshatin Cërvena Vodë, te lokaliteti i quajtur Kërsta, në komunën e Shtipit, në afërsi të lokalitetit të quajtur Jamularci, afër Penushit dhe në terrenin ushtarak Krivolak, në komunën e Dibrës afër fshatrave Tatar Elevci dhe afër Mogorces. Në komunën e Çashkës zjarri është aktiv në drejtim të fshatit Stepanci dhe lokalitetit të quajtur Kadiicë, në kufirin ndërmjet Komunës së Çashkës dhe Komunës së Dollnenit, ku digjet një pyll i përzier. Vendi me situatën e zjarrëve përballet nga muaj korrik ku edhe  shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht. Për përballjen me zjarret vendi kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara