www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE të heqin duart nga sindikatat

Posted on August 24, 2024August 24, 2024 by Dilo Kamb

Ajo që shohim se po ndodh sërisht është ndërhyrje politike dhe presion mbi sindikatat nga qeveria e VMRO-DPMNE-së. Kjo do të thotë të heshtet zëri i punëtorëve, i sindikatave, për t’i mbyllur gojën. Qëllimi është të përçahet sindikata dhe të mos i bëhet presion qeverisë për politikat e gabuara dhe mungesën e rritjes së pagave, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Ndonëse VMRO-DPMNE-ja para zgjedhjeve premtoi paga më të larta për punëtorët, tashmë është e qartë se ata nuk do ta përmbushin premtimin. Me këtë qeveri nuk do të ketë paga më të larta. LSDM me vite ka realizuar një dialog social të suksesshëm, ka respektuar si sindikatat ashtu edhe punëtorët dhe kemi rritur pagat në të gjithë sektorët”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se mbeten në anën e punëtorëve dhe se përmes Kuvendit, por edhe përmes të gjithë mekanizmave demokratikë që kanë në dispozicion, do të bëjmë presion mbi pushtetin aktual që të ndryshojë politikat e gabuara

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara