Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.
