www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dogana e Maqedonisë sekuestroi produkte të brenduara, cigare dhe deviza

Posted on August 22, 2024August 22, 2024 by Dilo Kamb

Inspektorët e doganës dhe nëpunësit e doganës gjatë ditëve të kaluara kanë parandaluar disa tentativa për tregti të paligjshme të produkteve të brenduara, kontrabandë të cigareve dhe eksportimit ilegal të devizave.

“Është parandaluar tregti e paligjshme me produkte të falsifikuara me firma të markave të njohura të modës, ku në disa kontrolle janë sekuestruar gjithsej 10.618 copë, mes të cilave rroba dhe çanta “Lui Viton”, “Armani”, “Guçi” dhe orë “Roleks”. Produktet janë konfiskuar, kundër autorëve janë paraqitur kallëzime kundërvajtëse, ndërsa është ngritur procedurë për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale”, informojnë sot nga sot Drejtoria e Doganave.

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë konfiskuar 37.200 copë cigare ose 186 pako cigare në katër pika. Të pyetur se nga janë blerë cigaret, personat kanë deklaruar se i kanë blerë në një frishop. Me këtë është penguar tentim për vënien në qarkullim të mallit të akcizës për të cilin është shmangur pagesë e taksës së importit në vlerë prej 319.177 denarë.

Është parandaluar edhe një tentativë për tërheqje të paligjshme të një sasie më të madhe të devizave ose saktë 18.450 euro dhe shtatë mijë dollarë shtesë të cilën një shtetas i Maqedonisë pa i deklaruar ka dashur t’i nxjerrë jashtë vendit përmes pikës kufitare Tabanoc.

Personi i cili me vete mbante gjithsej 20.450 euro dhe shtatë mijë dollarë, konform ligjit i janë kthyer dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë konfiskuar, informojnë nga Drejtoria e doganës, duke shtuar se kundër tij është ngritur padi për vepër penale kundërvajtje.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara