www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Deklarohet Bechtel & Enka: Kemi bërë analizë të thellë, qytetarët janë të sigurt dhe nuk dëmtohet mjedisi jetësor

Posted on August 22, 2024August 22, 2024 by Dilo Kamb

Bechtel & Enka ka dalë me qëndrim pas akuzave të gjata se është duke e dëmtuar mjedisin jetësor në fshatin Oreovec, ku po gërmon për rërë për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D.

Nëpërmjet një kumtese dërguar në media, nga kompania turke – amerikane bëjnë të ditur se kanë realizuar takim me banorët e këtij fshati, në të cilin takim, nga të gjithë pjesëmarrësit është potencuar rëndësia strategjike për ndërtimin e autostradave të dy korridoreve.

Nga kompania kanë siguruar se është realizuar analizë e nevojshme dhe se mbeten të përkushtuar në sigurinë e banorëve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Të gjithë pjesëmarrësit e pranuan rëndësinë strategjike për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe 10D për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe popullsinë e saj.
Bechtel & Enka edhe njëherë konfirmoi se si kompani me përgjegjësi shoqërore, paraprakisht ka kryer gjithë analizën e thellë të nevojshme.
Udhëheqësia Bechtel & Enka, gjithashtu, kujtoi se para se të nisin punimet, janë përmbushur të gjitha kërkesat ligjore dhe rregulloret dhe se mbetemi të përkushtuar në praktikimin e sigurisë të të gjithëve, por edhe në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shoqërisë përskaj trasesë”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Më tej, nga kompania turke – amerikane, Bechtel & Enka bëhet e ditur “se me banorët janë harmonizuar qëndrimet dhe se janë siguruar që janë ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje të mjedisit”.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara