www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ilire Dauti: Pse gjykata e apelit vonon vendimin se kujt i takon ASH-ja, faktet janë të qarta

Posted on August 20, 2024August 20, 2024 by Dilo Kamb

Sekretarja e përgjithshme e Aleancës pëf Shqiptarët, Ilire Dauti përmes një postimi në profilin e asaj në FB ka folur rreth vonesës së gjykatës së Apelit lidhur me ankimimin e bërë nga siç e quan Dauti “uzurpuesit”.

“Para 5 muajsh, Gjykata Themelore Tetovë vendosi që kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët është Ziadin Sela, të cilit i takojnë edhe vulat e subjektit politik. Uzurpuesi e ankimoi vendimin dhe nga atëherë e sot nuk ka një vendim nga Gjykata e Apelit. Shtrohet pyetja, pse kjo vonesë dhe në çfarë shpreson uzurpuesi, kur dëshmitë e paraqitura nga të dy palët kishin mjaftuar për të konstatuar që Aleanca për Shqiptarët i takon themeluesit të saj, z.Ziadin Selës. Më qartas se vota unanime e delegatëve të Kongresit e dëshmuar me nënshkrime përpara gjykatës, që është edhe organi me i lartë i ASH së, as sot nuk ka. Kjo pritje për drejtësi për anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët bëhet edhe më e rëndë kur emri i subjektit i ndërtuar me gjak e me shumë mund, ose nuk përdoret fare nga ai ose përdoret për të shitur e shtypur shqiptarët. E tëra që mund ta marrim dhe ta mbajmë është vetëm ajo që na takon! Aleanca për Shqiptarët dihet botërisht kujt i takon.” shkruan deputetja Dauti.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara