www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MPB konfirmon arrestimin e dy personave të dyshuar për vrasjen e sotme

Posted on August 20, 2024August 20, 2024 by Dilo Kamb

MPB Maqedoni njofton se janë arrestuar dy persona, në lidhje me vrasjen e sotme në qendrën tregtare “Mavrovasja”, ndërsa shtojnë se në kërkim është edhe një i dyshuar tjetër, i cili ndodhet në arrati.

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së sotme do të ketë prani të shtuar policore, deri në zbardhjen e rastit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot (20.08.2024) në SPB Shkup është raportuar për një krim për vrasje në parkingun përballë qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, me ç’rast një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia ka marrë menjëherë masat operativo-taktike, duke mbyllur një pjesë të zonës së qytetit, duke kontrolluar disa banesa dhe kontrolluar disa automjete, ku përfshiheshin forca speciale të policisë, helikopterë dhe dronë”.

“Konkretisht, në zonën e Komunës së Çairit, është vërejtur një automjet pasagjerësh, e cila ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga vetura kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është privuar nga liria. Gjatë masave të mëtejshme është privuar nga liria edhe një person, ndërsa policia e di edhe identitetin e të dyshuarit të tretë i cili është në arrati dhe për të cilin po merren masa për gjetjen e tij”.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në periudhën në vijim do të ketë prani të shtuar policore në disa pjesë të qytetit të Shkupit për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara