www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bekteshi i del në mbrojtje Afrim Gashit: Ministritë s’mund t’i kërkojnë llogari njeriut të dytë në shtet

Posted on August 19, 2024August 19, 2024 by Dilo Kamb

-Deri në fund e ka përkrahjen kryetari i Kuvendit, që të kontrollojë, të bëjë mbikëqyrje të punës së ministrive, tha Kreshnik Bekteshi nga BDI, i cili në Daily Click i doli në mbrojtje kryetarit të Kuvendit, Afrim, Gashi, shkruan TV21. Bekteshi thotë se kryetari i Kuvendit është korrektues i ministrive dhe se ministritë nuk mund t’i kërkojnë llogari njeriut të dytë në shtet.

“Nuk është MPB institucion që i kërkon llogari kryetarit të Kuvendit, kryetari i Kuvendit me hierarki në shtet është njeriu i dytë, sa i përket qeverisjes, është Kuvendi dhe kryetari i Kuvendit të cilët e kontrollojnë punën e qeverisë. Nuk është kryeministri, e më së paku ministri i Punëve të Brendshme që mund t’i kërkojë llogari kryetarit të Kuvendit. Nëse kisha dashur të flas politikisht, për poena politike, për politikë ditore, do të kisha thënë se është i paaftë z.Afrim Gashi të udhëheq Kuvendin, nuk është ashtu, duhet të flasim realitetin, por mos i devalvojnë ato pozita, të cilat i kanë udhëhequr me profesionalizëm bashkëkombësit e tyre”, deklaroi Bekteshi.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara