www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mori flakë rrota panoramike në Gjermani, raportohet për dhjetëra të lënduar

Posted on August 18, 2024August 18, 2024 by Dilo Kamb

Më shumë se 30 persona u lënduan pasi mbrëmë u djeg një rrotë panoramike në festivalin “Hajfild” në afërsi të qytetit gjerman Lajpcig në pjesën lindore të vendit, lajmëroi DPA duke i’u referuar policisë.

Sipas informatave të para, të gjitë të dëmtuarit kanë thithur tym pasi dy kabina kanë marrë flakë në rrotë, tha zëdhënësja e policisë.

Megjithatë, shefi i operacioneve të Kryqit të Kuq Gjerman tha se dy persona janë lënfuar rëndë. Zëdhënësja e policisë fillimisht nuk ishte në gjendje ta konfirmonte këtë informacion. Ajo, megjithatë, tha se në mesin e të plagosurve ishin edhe katër policë.

Shkaqet e zjarrit aktualisht nuk dihen. Fillimisht, një nga kabinat e rrotës panoramike mori flakë rreth orës 21:00 sipas orën lokale. Zjarri u përhap më pas në kabinën e dytë. Sipas raportuesit të DPA-së që ndodhej në vendin e aksidentit, zjarri ka shkatërruar plotësisht të dyja kabinat.

Një pjesëmarrës i festivalit nga Këlni tha se rrota panoramike papritur u shpejtua. Kabinat e djegura ishin vendosur në majë të rrotës.

Rreth 30 minuta pas shpërthimit të zjarrit, zëdhënësi i zjarrfikësve tha se situata ishte nën kontroll. 

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara