www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Arbër Xhaferit, që nuk ditëm ta kuptojmë sa ishte gjallë

Posted on August 17, 2024August 17, 2024 by Dilo Kamb

Arbër Xhaferit të madh nuk iu zvoglua vlera dhe rëndësia as pas ikjes së tij në amshim. Ishte nder dhe kënaqësi që e kishim këtë kolos të madh të dijes në mesin tonë. Arbri na e zbardhi fityrën dhe na e rriti autoritetin tonë në çdo fjalë dhe në secilin debat ku merrte pjesë.

I njejti nuk ka vdekur edhe pse nuk ka mundësi që të na flet direkt por fjala e tij akoma vazhdon që indirekt të ketë peshë dhe ta zgjon interesim dhe kureshtjen e opinionit më të gjërë intelektual. Kjo do të thotë se ajo ka plot peshë dhe rëndësi të veçantë.

Xhaferi na e la amanet trurin e tij apo trashëgiminë e ideve, teorive dhe të koncepteve shkencore të cilat i ka prezentuar shume shpesh para neshë. Si një doktor i teorisë politike i njejti me plot të drejtë dhe me saktësi i identifikoi sëmundjet dhe anomalitë e politikës vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.

Fatkeqsisht nuk arriti ti merr votat e mjaftueshme të shqiptarëve të RM-së në politikë sepse shumica e jonë nuk e kuptonim sa duhet dhe si duhej të kuptohej Arbëri. Kjo ndodhi pasiqë ne si komb nuk e duam dhe nuk e përkrahim intelegjencën, shkencën, dijen dhe njeriun e ditur. Por shumica e jonë e duam te paditurin,injorantin, shpirtligun dhe zemerziun në politikë. Këtyre ne u japim mbështetje më të madhe. Arbër Xhaferi vazhdon akoma të jetë margaritari dhe manjati i dijes së mirfilltë shkencore, intelektuale dhe empirike. Ky e njihte shpirtin e teorise politike apo filozofinë e saj. Çoftë i përjetshëm kujtimi për Arbërin e madh dhe të pavdekshëm.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara