www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bexheti: Izet, as ti e as Arbeni nuk patët guxim t’i bëni asnjë respekt ish-ushtarit të UÇK-së, siç janë respektuar me Ahmetin në qeverisje

Posted on August 16, 2024August 16, 2024 by Dilo Kamb

Blerim Bexheti nga BDI thotë se në të kaluarën ish-ushtarët e UÇK-së pas mosmarrëveshjeve me fletarrestimet, janë respektuar me takime me zyrtarët, ndërsa, siç thotë ai, tani Blerim Ramadani nuk pati asnjë takim me zyrtarët e qeverisë aktuale dhe u detyrua të arratisje. Bexheti thotë se Arben Taravari ka gënjyer kur deklaroi se është liruar Blerim Ramadani.

“Izet, as ti e as Arbeni nuk patët guxim ti bëni asnjë respekt ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit, siç janë respektuar ushtarët me Ali Ahmetin në qeverisje. As sot që është në liri, si rezultat i arratisjes nga paaftësia juaj që ai të lirohet plotësisht nga gjykata, nuk e keni vizituar as në Kosovë të paktën, apo ndoshta edhe nuk keni ftyrë nga turpi që jeni duke bërë ditë për ditë. Derisa nuk qeverisë me vendin Ali Ahmeti dhe Fronti Europian, si përfaqësues legjitim të shqiptarëve, Maqedonia e Veriut me juve në qeverisje është bërë vend i rrezikshëm për ish-ushtarët e UÇK-së, duke punuar me udhërat e Serbisë. Arbeni gënjeu publikisht që është liruar Blerim Ramadani, kurse sot jemi dëshmitarë se çka ndodhi me rastin e tij. Të paktën mos dilni para qytetarëve”, ka shkruar Bexheti.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara