www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së, Klinaku: Deshën kthejnë në paraburgim për ta ekstraduar në Serbi

Posted on August 15, 2024August 15, 2024 by Dilo Kamb

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se Maqedonia e Veriut kishte për qëllim ekstradimin në Serbi të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit, i cili ka ikur nga arresti shtëpiak këtë të enjte.

“Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë”, shkroi ai në Facebook.

Klinaku ka shtuar se shteti “artificial” i Maqedonisë së Veriut ka lëshuar fletarrest ndaj Ramadanit, për të zbatuar  “urdhrat” e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit.

“Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, shtoi ai.

Gjatë ditës u raportua se ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani se është arratisur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve MIA se është duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit.

Ai ishte arrestuar në bazë të fletëarrestit të lëshuar nga Serbia.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara