www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Qeveria monoetnike me urdhër të Vuçiqit arreston ushtarë të UÇK-së

Posted on August 15, 2024August 15, 2024 by Dilo Kamb

Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikatë për media kanë shprehur dëshpërim të thellë me veprimin tejet tendencioz dhe të përsëritur të institucioneve të vendit ndaj ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe është arrestuar në Shkup.

“Humbësit e zgjedhjeve, vazalët puthadorë në qeverinë monoetnike, të cilët nuk kanë legjitimitetin e votuesve shqiptarë, por janë të preferuarit e VMROsë, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin kombëtar sepse atij vetëm iu ndryshua masa e sigurisë, ndërsa dje, policia vendosi ta arrestojë përsëri dhe ta dërgon në paraburgim aktiv. Shqiptarët janë jetim dhe të poshtëruar me këta hyzmeçar pa asnjë kapacitet kombëtar e institucional.

Poshtërsimi çdo ditë po thellohet dhe nuk kalon asnjë ditë e vetme pa skandal të përmasave dekadëshë. Për vetëm 50 ditë qeverisje pa legjitimitet, VazaLENi zhbëu të gjitha të arriturat kombëtare dhe sëfundmi duke poshtëruar edhe ish ushtarët e UÇKsë me urdhër të drejtëpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara