www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“140 denarë në ditë për ushqim”, fillon aplikimi për subvencionimin e racionit për studentë për vitin akademik 2024-2025

Posted on August 15, 2024August 15, 2024 by Dilo Kamb

Prej sot deri më 5 shtator do të zgjasë regjistrimi për racion studentor të subvencionuar për vitin akademik 2024-2025. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dje e publikoi thirrjen publike ku mund të regjistrohen studentët vijues dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në studimet deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private.

Aplikimi realizohet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk//, ku studentët duhet t`i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkruar: Fletëparaqitje për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë  dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në aplikacionin për fitimin e të drejtës për  subvencionimin e racionit për studentë, të cilat janë të arritshme në thirrjen e publikuar.

Çdonjëri që aplikon mund të kontrollojë aplikacionin e dorëzuar në aplikacionin elektronik në menynë “Aplikimet e mia”, ndërsa për t’u ardhur në ndihmë studentëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka postuar edhe videon se si të aplikojnë në Thirrjen Publike

Studentët që do të aplikojnë duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, studentë të rregullt në studimet deridiplomike në universitete shtetërore dhe private, të mos jenë të punësuar me kohë të plotë, të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe të mos kenë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në Republikë për vitin aktual.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara