www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Stoilkoviqi i Qeverisë monoetnike zvogëlon buxhetin për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit

Posted on August 12, 2024August 12, 2024 by Dilo Kamb

Bashkimi Demokratik për Integrim e quan ofendues faktin që një putinist i përbetuar, një mos-njohës i pavarësisë së Republikës së Kosovës si Ivan Stoilkoviq, është zëvendës kryeministër dhe ministër përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit edhe pse të njëjtën as që e njeh dhe as që e respekton.

Si pasojë, buxheti për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit është zvogëluar me vendim të qeverisë monoetnike dhe aminin e vasalëve puthadorë të cilët kanë okupuar institucionet e shtetit pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me preferencë të VMRO DPMNE-së si në kohërat e monizmit dhe të Millosheviqit.

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të qëndron duarkryq kur shqiptarët dhe të tjerët po poshtërohen çdo ditë dhe kur çdo e arritur në drejtim të barazisë po zhbëhet.

Prandaj dhe kemi angazhuar autorin e Marrëveshjes së Ohrit Paul Uilliams dhe ekipin e tij pranë PILPG për të hartuar platformë ligjore mbi legjitimitetin, me ç’rast drafti i parë tashmë është dorëzuar dhe do të shqyrtohet në kuadër të Frontit Evropian e më pas edhe në publik me botën akademike, organizatat joqeveritare, mediat, qytetarët.

Manifestimi qendror për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit mbahet nesër, e martë, 13 gusht 2024, me fillim në ora 12:00 në hotelin Aleksandar Palas në Shkup” – thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara