www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ish funksionarë të BFI-së dhe të Myftinisë së Tetovës kërkojnë “takim sa më të shpejtë” me Shaqir Fetaun /LETRA

Posted on August 10, 2024August 10, 2024 by Dilo Kamb

Me një letër, ish funksionarë dhe nëpunës në Bashkësisë Fetare Islame dhe të Myftinisë së Tetovës ia janë drejtuar kreut të BFI-së, Shaqir Fetaut duke kërkuar “takim sa më të shpejtë”, transmeton TV21.

Në këtë takim. siç bëhet e ditur në letër, kërkohet që të gjendet zgjidhje për problemin me Myftininë e Tetovës.

Kujtojmë se javë më parë një pjesë e hoxhallarëve dhe anëtarëve të Myftinisë së Tetovës, realizuan paraqitje para mediave para selisë së BFI-së në Shkup ku kërkuan që Qani Nesimi të kthehet në krye të Myftinisë së Tetovës dhe BFI të ndalojë me shkarim-ngarkimet në këtë institucion fetare.

Ata këto kërkesa i bazojnë në vendimin e Gjykatës ku thuhet se “Qani Nesimi” është myftini i Tetovës, edhe përkundër faktit se i njëjti është shkarkuar nga BFI.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara