www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dorëzohet VLEN-i, pranon se propozimi i tyre ishte kuadër, jo-adekuat.

Posted on August 10, 2024August 10, 2024 by Dilo Kamb

E informojmë publikun se koalicioni VLEN, që para disa ditësh, e tërhoqi emërimin e Afrona Vervizolit si auditore e fondeve IPA. Edhe pse Vervizoli ka një CV të shkëlqyeshme dhe përvojë të konsiderueshme profesionale, kemi vendosur që ajo të zëvendësohet përkohësisht me një kuadër tjetër nga radhët tona. Kjo vendim është marrë për të siguruar që të gjitha standardet dhe kërkesat e rrepta të Bashkimit Evropian do të përmbushen plotësisht, ndërsa Afrona e përmbush obligimin e saj për marrjen e certifikatës.

Për më tepër, konsiderojmë se është me rëndësi thelbësore të kushtohet vëmendje hulumtimit dhe zbulimit të abuzimeve të fondeve të BE-së që kanë ndodhur në të kaluarën. Këto abuzime jo vetëm që kanë lënë gjurmë në dokumentacion, por gjithashtu kanë bërë që Zyra Evropiane për Luftimin e Mashtrimeve (OLAF) të kërkojë kthimin e disa milionë eurove nga shteti.

Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies në menaxhimin e fondeve publike dhe evropiane. Do të vazhdojmë të veprojmë në interesin më të mirë të qytetarëve, me qëllim që të sigurojmë përdorimin e duhur të burimeve dhe të parandalojmë abuzimet e mëtejshme. 

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara