www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksident trafiku në Kërçovë, humb jetën 23-vjeçari

Posted on August 10, 2024August 10, 2024 by Dilo Kamb

MPB ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën rajonale Makedonski Brod – Kërçovë ku si pasojë, ka mbetur i vdekur 23-vjeçari nga Kërçova I cili drejtonte makinën. Lëndime trupore kanë pësuar edhe katër persona të tjerë.

“Më 09.08.2024, në orën 23:12, në SPB Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Makedonski Brod – Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të tipit “BMW” me targa të huaja, i drejtuar nga M.K. (23) nga Kërçova dhe një automjeti tjetër “Audi”, i drejtuar nga Gj.I. (40) nga Kërçova, si dhe katër automjete të parkuara: “BMW”, “Audi”, “Volkswagen Sharan” dhe “Opel”. Në aksident ka humbur jetën M.K., dhe vdekja është konstatuar në Spitalin e Qytetit të Kërçovës, ndërsa drejtuesi tjetër i “Audit” Gj.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ashtu si edhe katër pasagjerë të tjerë në të dy automjetet, “Mercedes” dhe “Audi”. Dy pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, të gjitha të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip hetimor nga SPB Manastir ka kryer hetimin në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara