www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përfundoi pushimi – Mërgimtarët kthehen në vendet e perëndimit!

Posted on August 10, 2024August 10, 2024 by Dilo Kamb

Përfundoi pushimi i mërgimtarëve. Shumica këtë fundjavë nisen për në vendbanimet e tyre nëpër vendet e perëndimit.

Java e re, shumicën prej mërgimtarëve duhet t`i gjejë nëpër vendet e tyre të punës, kurse fëmijtë e tyre nëpër shkolla, njofton Klan M.

Kjo ka bërë që në stacionet e autobusëve, por edhe Aeroportet si dhe vendkalimet kufitare të rritet frekuenca e udhëtarëve.

Fotografia është bërë në Stacionin e Autobusëve në Tetovë, ku sipas njoftimeve, vetëm gjatë së shtunës, me dhjetëra autobusë janë drejtuar për në Gjermani, Zvicër, Itali dhe shtete të tjera perëndimore, shkruan Klan M.

Nga ana tjetër, largimi i mërgimtarëve, po zbraz qytetet dhe po kthen në normalitet trafikun e stërngarkuar gjatë sezonit.

“Rrugë të mbarë e të hapur dhe të vini sërish” – ishte refreni që sot dëgjohej në Stacionin e Autobusëve në Tetovë. 

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara