www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ish-banorja e Big Brother, Antonela Berisha shpallet në kërkim nga policia

Posted on August 9, 2024August 9, 2024 by Dilo Kamb

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në Tiranë, ku një vajzë është sulmuar brutalisht teksa ishte duke ngrënë darkë. Viktima, e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar publikisht përmes pamjeve dhe emrave se ka qenë viktimë e një sulmi të dhunshëm.

Sipas dëshmisë së Klea Prengës, ajo është goditur papritur nga pas, ku një person i ka thyer një shishe qelqi në fytyrë. Ajo ka akuzuar për këtë sulm dy motra, Mariela dhe Antonela Berisha, ku kjo e fundit është e njohur për publikun. Në denoncimin e saj, Klea ka ndarë me publikun momentet tronditëse të dhunës dhe dëmtimet që ka pësuar si pasojë e këtij akti.

Policia e Shqipërisë ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke njoftuar se është duke punuar intensivisht për lokalizimin e të dyshuarave. Antonela Berisha, 28 vjeçe, dhe Mariela Berisha, 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, janë shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të sjellë para drejtësisë personat e përfshirë në këtë akt të dhunshëm.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Këto dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe”,– njofton policia, sipas TCH.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara