www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pas bllokimit të Instagramit, Turqia ndalon edhe lojërat online

Posted on August 9, 2024August 9, 2024 by Dilo Kamb

Disa ditë më parë Instagram-i u bllokua në Turqi, pa dhënë një arsye konkrete për këtë vendim. Lajmin e bëri me dije Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit.

Megjithëse nuk pati një motiv për këtë ndalim, u aludua se rrjeti social u bllokua për shkak të censurimit të postimeve ngushëlluese për eliminimin e kreut të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili gjeti vdekjen nga një sulm ajror në rezidencën e tij në Teheran të Iranit.

Por, rishtazi, Turqia ka bllokuar edhe aksesin në platformën e lojërave online Roblox, duke thënë se përmbajtja e platformës është e papërshtatshme dhe mund të sjellë abuzimin e fëmijëve.

“Vendi ynë e ka për detyrë të garantojë mbrojtjen e fëmijëve tanë. Përdorimi i teknologjisë në mënyrë negative nuk është asnjëherë i pranueshëm”, u shpreh Yilmaz Tunç, ministri i Drejtësisë në Turqi.

Ndaj Roblox ka nisur një hetim, i cili e çoi në rang global kufizimin e platformës. Ndërkohë, një zëdhënës i platformës u shpreh se Roblox do të bashkëpunojë me autoritetet turke dhe ka shpresa se shumë shpejt problemi do të zgjidhet.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara