www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Është koha për veting ndërkombëtar” – BDI: Të miratojmë ligjin për një verifikim të të gjitha akuzave që nga pavarësia

Posted on August 9, 2024August 9, 2024 by Dilo Kamb

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është koha për veting ndërkombëtar për drejtësi joselektive, pasi siç thotë, ndërhyrjet politike bënë që besimi në gjyqësor të jetë 2 për qind, duke akuzuar palën maqedonase për presion partiak. BDI u bëri thirrje të gjitha partive politike, që siç tha, të tejkalojnë veten dhe të miratojnë ligjin për një verifikim të monitoruar ndërkombëtarisht të të gjitha akuzave që nga pavarësia e deri më sot

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se, për fat të keq, përpjekjet për vendosjen e drejtësisë joselektive kanë dështuar edhe sot e kësaj dite.

Të gjitha ndërhyrjet politike sollën besimin në gjyqësor deri në 2% për shkak të presionit partiak në të gjitha vitet e pas pavarësisë, nga partitë politike maqedonase, i cili vazhdon edhe sot me qëllim të vendosjes së drejtësisë selektive sipas agjendës së partisë.

Ndaj, për të gjitha dështimet dhe mosbesimin, është koha që të vendoset një veting të monitoruar ndërkombëtarisht për të gjithë politikanët, gjyqtarët, prokurorët, oligarkët, por edhe për privatizimin dhe tranzicionin në të 32 vitet e pavarësisë.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara