www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Debatet me Harris, Trump: Kam sugjeruar 3 data, zëvendëspresidentja duhet të pranojë përballjen

Posted on August 9, 2024August 9, 2024 by Dilo Kamb

Ish-presidenti Donald Trump, në një konferencë për shtyp, tha se ka propozuar dhe ka rënë dakord tre herë të ketë një përballje me zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Ai përmendin datat, 4 shtator në Fox News, 10 shtator në ABC dhe 25 shtator në ABC. Ish-presidenti shtoi se të treja datat janë konfirmuar kryesisht prej tij, dhe se Harris duhet të pajtohet me kushtet.

Harris kishte pranuar më parë debatin e 10 shtatorit, kur ishte planifikuar të mbahej nga ABC.

“Vendi ynë tani është në pozicionin më të rrezikshëm që ka qenë ndonjëherë nga pikëpamja ekonomike, nga pikëpamja e sigurisë. Është periudha më e rrezikshme që kam parë ndonjëherë për vendin tone. Presidenca iu hoq Joe Biden. Nëse ai mund të fitonte ose nuk mund të fitonte, ai kishte të drejtë të kandidonte. Por, më mirë për mua që Harris tani është kandidate”, tha Trump.

Ndërsa Harris vazhdon të shmangë pyetjet nga media. Zëvendëspresidentja nuk ka bërë një intervistë të ulur me një media kryesore që nga qershori.

“Është dita e 18-të dhe Kamala Harris është ende duke i refuzuar mediat, nuk ka konferenca shtypi, intervista apo angazhime thelbësore të gazetarëve të çfarëdo lloji”, tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steve Cheung në një deklaratë të enjten. 

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara