Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu, tha se bisedimet mes zyrtarëve turq dhe përfaqësuesve të Instagramit ende nuk kanë dhënë rezultate, raporton Anadolu Ajansi.
“Ne nuk mendojmë se do të ketë ndonjë përparim sot”, tha ministry Uraloglu, duke shtuar se bisedimet do të vazhdojnë.
Të premten, Turqia bllokoi qasjen në platformën e mediave sociale për të luftuar më mirë krimet si trafikimi i qenieve njerëzore, kontrabanda dhe abuzimi me fëmijët.
Më herët gjatë ditës së sotme, Uraloglu tha se zyrtarët turq ishin takuar me përfaqësuesit e Instagramit javën e kaluar.
“Gjatë takimit u përcollën ndjeshmëritë tona për respektimin e ligjeve të Republikës së Turqisë”, tha ai.
