www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Presidenti kroat: Mbështetja e aleatëve ndaj Kosovës është zbehur

Posted on August 5, 2024August 5, 2024 by Dilo Kamb

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka vlerësuar se mbështetja e aleatëve ndaj Kosovës është zbehur.

Teksa e ka quajtur Kosovën vend mik dhe tha se sikurse edhe Kroacia, të dyja vendet kanë pasur fat të ngjashëm, Milanoviq ka thënë se Kosova fillimisht është mbrojtur nga vendet aleate, por gjërat kanë ndryshuar, raportoi të hënën mediumi kroat “TPortal“.

Këto komente ai i dha në shënimin e përvjetorit të “Sinsjka Alka” që organizohet në nderim të sakrificës së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut. E pranishme në këtë organizim qe edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Kemi pasur një fillim të vështirë, jemi mbrojtur nga pak njerëz të mirë dhe nuk kemi pasur asnjë ndihmë në fillim. Kosova filloi ndryshe, me shumë mbështetje që më pas është zbehur. Dhe tani ata janë lënë në duart e tyre, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk i kanë njohur. Kjo është arsyeja pse ajo është sot këtu si mysafirja ime dhe kjo është arsyeja pse, përveç festimeve tona dhe ditëve tona të krenarisë dhe lavdisë, është edhe një nderim dhe mirënjohje për vendin tonë mik”, tha presidenti Milanoviqi.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara