www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rama shpall fitoren në Himarë: Do ta kthejmë në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut! Tavo: Sot jemi bashkuar, të majtë e të djathtë

Posted on August 5, 2024August 5, 2024 by Dilo Kamb

Vangjel Tavo i Partisë Socialiste është kryetari i ri i Bashkisë së Himarës.

Ai mori 1 mijë e 447 vota më tepër se Petro Gjikuria, nga koalicioni Bashkë Fitojmë.

Fitoren e ka shpallur edhe kryetari i PS-së dhe njëherësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama me këtë rast i ka uruar fitoren Tavos, duke postuar një video goxha interesante në Facebook.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se fitorja e djeshme në Himarë është mbështetje domethënëse për Partinë Socialiste.

“…dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030. Në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, ka shkruar Rama.

Ndërkaq, kryebashkiaku Tavo u shprehu falënderimin qytetarëve himarjotë që i besuan projektit të tij.

“Sot fitoi Himara, fituan himarjotët. Dua të falënderoj banorët e njësisë të bashkisë Himarë, Hore Vranisht, Lukovë, për besimin që patën duke na votuar në mënyrë plebishitare vazhdimësinë e mandatit të vitit 2023. Që sot fillojmë punën për të gjitha ato që kishim premtuar banorëve. Që sot, të bashkuar të gjithë, të majtë e të djathtë, përtej besimit të gjithsecilit, të gjithë për Himarën e bashkuar, të qetë, pa probleme, pa kriza, të gjithë për bashkëjetesën, për të bashkuar të gjitha realitetet në këtë bashki,” tha z. Tavo.

Në krye të bashkisë, socialisti ka premtuar se do të shohë me prioritet zhvillimin e turizmit në zonë, përpos problematikave të tjera që shqetësojnë banorët.

Ai përsëriti ftesën për kundërshtarin Gjikuria që t’i bashkohet nismës së tij për një drejtim ndryshe të qytetit.

“Oferta ka qenë e sinqertë dhe vazhdon të jetë e tillë: z. Gjikuria nëse nuk largohet në Amerikë është i mirëpritur të jetë nënkryetar i Bashkisë. Bashkia ka nevojë për të gjithë, problemet nuk kanë ngjyrë, as Himara dhe kështu do të vazhdojmë të drejtojmë bashkinë e Himarës,” deklaroi z. Tavo.

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara