www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shteti po e kërkon Noizyn, paralajmërohet se sonte ai do të këndojë në Gjilan

Posted on August 5, 2024August 5, 2024 by Dilo Kamb

Këngëtari i njohur, Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas një incidenti të ndodhur në një diskotekë në Pejë.

Burimet kanë bërë të ditur se policia po e kërkon intensivisht reperin për ta arrestuar.

Sipas informacioneve, ka dyshime se Noizy ndodhet aktualisht brenda Kosovës dhe ka performuar në një nga klubet në Prishtinë.

Policia ka kryer kërkime në shtëpinë e DJ-t personal të reperit në lagjen “Dragodan”, por sipas të dhënave jozyrtare, ai ka lënë një ftesë për Noizyn që të paraqitet në stacionin policor, të cilën reperi nuk e ka ndjekur.

Nga ana tjetër, është raportuar se një tjetër diskotekë, ‘Stop’ në Gjilan, ka njoftuar se Noizy do të mbajë një koncert atje të hënën.

Pavarësisht kësaj, Policia dhe Prokuroria janë angazhuar në ndjekjen e tij.

Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë. Policia e Kosovës ka lëshuar një fletarrest ndaj reperit pasi ai nuk është paraqitur në stacionin policor pas ftesës së dërguar.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar situatën dhe ka apeluar për bashkëpunim: “I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”, ka thënë Nikçi.

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara