www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Skandaloze-shokuese, thotë Bujupi, tregon se çfarë ndodhi në Aeroportin e Shkupit: E shtynë presidenten, deshën me dhunë t’ia marrin telefonin

Posted on August 2, 2024August 2, 2024 by Dilo Kamb

Këshilltarja e presidentes së Kosovës, Donika Kadaj Bujupi thotë se ka qenë prezent në Aeroportin e Shkupit, ku sipas saj kishte një skandal, pasi jashtë rregullave, iu kërkua presidentes Vjosa Osmani fillimisht që t’i kontrollohej çanta e dorës. Bujupi thotë se presidentja nuk ka refuzuar dhe se e ka dorëzuar çantën.

“Po pretendojnë të paraqesin që presidentja Osmani ka refuzuar, që të fusë, siç po i referohen ata valixhen në skaner. Në rend të parë, presidentja Osmani nuk ka pasur fare valixhe. Unë isha aty, ishim bashkë, presidentja Osmani e them me përgjegjësinë më të plotë, nuk ka pasur fare valixhe. As valixhe të vogël, as çantë. Unë erdha me këtë çantë të dorës, sepse e mbaj zakonisht, dmth e një madhësie të tillë, dmth kjo është çantë e dorës që presidentja e mban me vete, me gjërat personale dhe këtë lloj çante e kishte me vete. Në momentin që u futëm ne Aeroport, në mënyrë të papresedan, në kundërshtim me Konventën e Vjenës, me nenin 27.3 të saj, presidentes iu kërkua që ta skanojë edhe çantën e dorës, normal policia, Policia e R.Kosovës, që ishte në nivel të detyrës, ua shpiegoi që presidentes sipas praktikave ndërkombëtare, jo vetëm në rajon, por edhe në botë, duke filluar nga SHBA, vendet jonjohëse, në të gjithë botën, e të gjitha vendet e BE-së, asnjëherë nuk i kërkohet që të skanohet çanta e dorës, dmth është çantë diplomatike që sipas Konventës së Vjenës, as nuk skenohet, as nuk preket me dorë, kur personi, autoriteti në këtë rast, presidentja e R.Kosovës e posedon. E kërkuan, përkundër Konventës së Vjenës, presidentja e lëshoi çantën në skener dhe çanta u skenua, dmth nuk pati asnjë rezistencë”, deklaroi Kadaj-Bujupi.

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara