www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndryshime të mëdha tek Chelsea/ Ky është vendimi për Brojën

Posted on July 29, 2024July 29, 2024 by Dilo Kamb

Prej vitesh Chelsea është ndër klubet më aktive në merkato. Afrime pafund, investime shpeshherë të tepruara dhe pa kriter, dhe pak rezultate pozitive.

Tifozët shpresojnë që edicioni i ri të jetë ndryshe nën drejtimin e italianit Enzo Maresca, ndërkohë që drejtuesit kanë nxjerrë plot 12 futbollistë në merkato.

Kontingjenti i larmishëm duhet reduktuar. Te Chelsea shpresojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e lojtarëve. Për t’i investuar më pas milionat në përforcimin e organikës.

Në listën e futbollistëve me valixhe gati është edhe Armando Broja, edhe pse tekniku i ri nuk do të nxitohet dhe po e sheh nga afër.

Gjithsesi, në miqësoren e humbur 4-1 përballë Celtic, skuadrës kampione të Skocisë, Maresca nuk i dhuroi asnjë minutë sulmuesit shqiptar.

Në listën e largimeve bëjnë pjesë edhe emra si Romelu Lukaku, Conor Gallagher apo portieri Kepa Arrizabalaga.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara