www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kallëzim penal ndaj ish-ministrit Bekteshi

Posted on July 29, 2024July 29, 2024 by Dilo Kamb

Më datë 25.07.2024 nga ana e SPB-Ohër është parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministri të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përcjell TV21. Sipas njoftimit, ai dyshohet për “pengim të drejtësisë”, vepër që dyshohet se e ka kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare. Sipas njoftimit të MPB-së, ai dyshohet se i ka dërguar mesazhe një shefi të policisë në Ohër.

Njoftimi i plotë i MPB-së:

“SPB-Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër K.B (39) nga Kërçova, për shkak të dyshimit për veprën penale “pengim i drejtësisë”. Më datë 07.05.2024, i raportuari i ka dërguar një mesazh nga celulari i tij përmes një aplikacioni celular shefit të policisë në SPB-Ohër, në të cilin ka komentuar marrjen e masave të ligjshme policore dhe veprimeve hetimore lidhur me veprën penale nga neni 149 i Kodit Penal dhe neni 190 paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara