www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Kërkojmë të dënohet në mënyrë maksimale” / Banorët e Debreshit protestuan pas vrasjes që ndodhi në fshat

Posted on July 29, 2024July 29, 2024 by Dilo Kamb

Sot në fshatin Debresht të Gostivarit u mbajt marsh protestues pas vrasjes së 23 korrikut. Familja e viktimës, Resul Kahrimani, kërkojnë drejtësi nga autoritetet, ndërkaq fshatarët në turmë, thanë se do të shqyrtojnë kërkesën që të dyshuarit për kryerjen e veprës, të shpërngulen nga fshati

“Ju lutem, të tregojmë se ne jemi njerëz, ne jemi njerëz me shpirt, e jo kafshë. Ne kërkojmë si familje të dënohet në mënyrën maksimale, organet e drejtësisë e dinë më së miri”, tha njëri nga familjarët, ndërsa pas tij, turma kërkonte shpërnguljen nga fshati Debresh i të dyshuarve për veprën.

Në lidhje me këtë vrasje u arrestua 28 vjeçari B.V., 31 vjeçari J.V. dhe 32 vjeçari L.V. Ata ndodheshin në automjetin “Volvo” me targa të Zvicrës.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara