www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrestohen hajdutët e druve në Kumanovë, thonë nga MPB

Posted on July 24, 2024July 24, 2024 by Dilo Kamb

Gjatë ditës së djeshme në lagjen “Çezmja Ajduçka” në Kumanovë, zyrtarë policorë kanë arrestuar personin me iniciale A.G nga Kumanova dhe personin S.N. nga Kriva Pallanka. Të njëjtit sipas MPB-së po transportonin dru zjarri pa dokumentacion përkatës.

“Gjatë kontrollit të një automjeti mallrash “TAM” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga A.G., ndërsa pasagjer ishte S.N., u konstatua se po transportonin gjashtë metër kub dru zjarri të pavulosur dhe pa dokumentacion. Automjeti dhe drutë janë konfiskuar, ndërsa personat janë ndaluar në stacion të policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara