www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Ahmeti njoftoi ambasadoren Norvegjeze për angazhimin e Paul Williams në përpilimin e platformës së legjitimitetit

Posted on July 24, 2024July 24, 2024 by Dilo Kamb

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim njoftojnë se kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadoren norvegjeze në Shkup, Kristin Melsom. Nga BDI thonë se mes tjerash, Ahmeti ka njoftuar ambasadoren për angazhimin e Poll Villiams për “përpilimin e platformës së legjitimitetit”.

“Z. Ahmeti njoftoi Ambasadoren norvegjeze për angazhimin e ekspertit të së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare z. Paul Williams, i cili njihet edhe si autor i Marrëveshjes së Ohrit, për të draftuar një platformë mbi legjitimitetin ndëretnik të institucioneve qendrore e lokale bazuar mbi rezultatet zgjedhore dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Ndryshe, humbet arsyeja e pjesëmarrjes në procese zgjedhore të komuniteteve në vendin tonë nëse përfaqësuesit e tyre përcaktohen me diktat nga komuniteti më i madh, si në kohërat e njëmendësisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e BDI-së.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara