www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një 26-vjeçar dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës

Posted on July 24, 2024July 24, 2024 by Dilo Kamb

Nga Prokuroria njoftojnë se kërkojnë paraburgim për një person i cili dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Nga Prokuroria thonë se për shkak se personi në fjalë aktualisht është i pakapshëm për organet e rendit, kërkojnë që masa e paraburgimit të hyn në fuqi pas kapjes së tij. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar nga Haraçina.

“Ai dyshohet se më 1 prill ka tentuar të vrasë me dashje kryetarin e kësaj komune dhe ka vënë në rrezik jetën e disa personave të tjerë. Përderisa kryetari i komunës me bashkëpunëtorët e Komunës së Haraçinës dhe punonjësit e një kompanie kontraktuese ishin duke i kontrolluar punët ndërtimore, i dyshuari ka ardhur me motoçikletë, është parkuar dhe i është afruar grupit të njerëzve me një pushkë automatike në duar. Ai filloi të qëllonte mbi kryetarin e komunës dhe goditi me disa plumba dy persona në afërsi të tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara