www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pasdite në disa pjesë të Maqedonisë pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

Posted on July 24, 2024July 24, 2024 by Dilo Kamb

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite do të jetë i paqëndrueshëm në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me reshje të forta të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe kushte për breshër. Përgjatë Vardarit do të fryjë herë pas herë erë e përforcuar nga veriu në veriperëndim, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 37 gradë Celsius. Indeksi UV do të ketë vlerën 7.

Në Shkup moti me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme dhe bubullimë, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, paqëndrueshmëri me intensitet më të ulët do të mbizotërojë deri në mesditën e së enjtes. Më pas do të fillojë një periudhë me mot të qëndrueshëm. Temperatura ditore fillimisht do të pësojë rënie të përkohshme dhe më e freskët do të jetë të enjten dhe të premten ku do të fryjë erë e fortë nga veriu, e më pas temperatura gradualisht do të rritet.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara