www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shpërthimi në afërsi të Ujmanit, policia kryen bastisje në Zubin Potok

Posted on July 22, 2024July 22, 2024 by Dilo Kamb

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit në afërsi të Ujmanit, rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe tri radiolidhje dhe një veturë.

“Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifikuar një person i cili për neve është me interes për intervistim”, tha ai.

Dje në orët e pasdites është hedhur një mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës Veton Elshani ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Nga ky shpërthim janë dëmtuar së paku dy vetura, por ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes. Nuk ka të lënduar. Policia ka dalë në vendi e ngjarjes për hetime”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, duke thënë se institucionet e sigurisë do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara