Kardiologu Shpend Idrizi në një intervistë për TV21, theksoi se gjatë temperaturave të larta, nuk duhet të konsumohen pijet alkoolike dhe të gazuara. Siç shtoi kardiologu, konsumimi i pijeve alkoolike dhe të gazuara ka efekte negative dhe rritet dehidratimi.
“Rekomandimet kryesore janë të mos ekspozoheni në temperatura të larta, posaçërisht në mes ditë kur temperaturat janë shumë të larta, rekomandohet që në këtë periudhë të merret një sasi e madhe e ujit, mbi 2-3 litra. Gjatë temperaturave të larta, nuk rekomandohen pijet alkoolike dhe të gazuara, sepse mund të kenë efekt negativ dhe mund ta rrisin dehidratimin. Të përdoret ushqimi më shumë i kripshëm, të konsumohet më shumë pemë, perime”, tha në një intervistë kardiologu Shpend Idrizi.
