“Unë mbijetova sepse kisha Zotin në anën time,” tha Donald Trump në ditën e tretë të Konventën Republikane, teksa foli për atentatin ndaj tij disa ditë më parë.
Donald Trump iu drejtua kongresit republikan në Milwaukee për më shumë se një orë e gjysmë në kthimin e tij në skenë për herë të parë nga tentativa për vrasjen e tij në një tubim të shtunën.
Gjithashtu Melania Trump bëri një dalje të rrallë publike, duke iu bashkuar bashkëshortit të saj pas fjalimit të tij, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.
Trump përmendi emrin e Bidenit vetëm një herë në fjalimin e tij, i cili u fokusua shumë në deportimin masiv të emigrantëve, ekonominë dhe inflacionin, dhe Amerikën që tregon “forcë”. Ai premtoi gjithashtu se do t’i japë fund çdo krize ndërkombëtare.
