www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Murtezani sjell “ndryshimin”, heq shqiptarët nga puna, për të punësuar “mbështetëset” e LSDM-së dhe LGBTI-së

Posted on July 18, 2024July 18, 2024 by Dilo Kamb

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka filluar ta zbatojë ndryshimin e premtuar gjatë fushatës.

Burime nga Ministria me të cilën udhëheq Murtezani thonë se janë ndërprerë të gjitha kontratat në vepër të cilat kanë qenë në këtë ministri nga të cilët nëse jo më shumë, dy të punësuar kanë qenë shqiptar.

Ky veprim është bërë për të liruar vend që Murtezani të angazhojë “këshilltare speciale” për udhëheqjen e piarit.

Burimet e lartë përmendura të njohura për redaksinë e indeks.mk bëjnë me dije se në pozitën e këshilltarit special, Murtezani ka angazhuar dy maqedonase.

Janë Elena Presislka dhe Ana Trpeska. Presilska në kabinetin e Murtezanit vjen me eksperiencë nga Ministria e Punëve të Jashtme nga koha kur me të drejtonte Nikolla Dimitrov nga LSDM-ja.

Përveҫ se në MPJ, Presilska ka punuar edhe në kabinetin e presidentit Pendarovski ku ka gëzuar pozitën e Këshilltares speciael për komunikime strategjike në politikën e Jashtme.

Kurse Ana Trpeska, e angazhuara e dytë si këshilltare speciale në kabinetin e Murtezanit vjen pas eksperiencës së sajë në kabinetin e zv.kryeministrit Fatmir Bytiqi, po nga LSDM-ja.

Me këtë veprim, Murtezani tregon se nuk e ka dertin e aktivistëve të cilët e kanë votuar e mbështetur VLEN-in dhe Alternativën, por ka për detyrë të rehatojë ish këshilltaret e ish ministrave të LSDM-së.

E më ekstremja është se Presilska përmes rrjeteve sociale ka mbështetur hapur, komunitetin LGBTI, komunitet për të cilin Murtezani sipas “deklarimeve” publike është ekstremisht kundër.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara