www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ngritet kallëzim penal ndaj 36-vjeçarit për tentim vrasje ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimit

Posted on July 17, 2024July 17, 2024 by Dilo Kamb

MPB njofton se SPB Shkup ka zbardhur ngjarjen penale nga 01.04.2024 në fshatin Aracinovë, rajoni i Shkupit, kur u raportua se ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, R.I., dhe persona të tjerë të punësuar në komunë, ndërsa po kryenin inspektime në punimet ndërtimore, nga një person i panjohur me armë automatike u qëlluan disa plumba, ku mbetën të plagosur E.S. (39) dhe A.A. (22). Menjëherë pas marrjes së raportit, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme – Seksioni për Krime të Gjakut dhe Seksuale në SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, janë ndërmarrë një sërë veprimesh operative dhe hetimore, ku është identifikuar autori.

Pas përfundimit të plotë të materialeve zyrtare dhe ekspertizave të kryera, më 16.07.2024, në Prokurorinë Themelore Publike Shkup është dorëzuar një kallëzim penal kundër M.A. (36) për veprën penale “tentim për vrasje”, e parashikuar dhe e ndëshkueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara