www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vritet një ushtar i Maqedonisë së Veriut

Posted on July 16, 2024July 16, 2024 by Dilo Kamb

Prokuroria Publike do të zhvillojë hetime kundër 21-vjeçarit i cili dyshohet se ka vrarë një ushtar të Maqedonisë së Veriut në qytezën Makedonski Brod.

Sipas njoftimit, dje i dyshuari me pushkë gjuetie ka qëlluar ushtarin profesionist 31 vjeçarnë oborrin e një shtëpie në fshatin Kalugjerc. Shkak i vrasjes është bërë një mosmarrëveshje verbale banale e karakterit privat. Prokuroria ka kërkuar ndalimin e të dyshuarit.

“I dyshuari me dashje i ka marrë jetën një personi në oborrin e një shtëpie në fshatin Kalugjerc, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri me një plumb të pushkës së gjahut. Viktima është ushtar profesionist i ARM i moshës 31 vjeçare, por shkak i vrasjes është bërë një mosmarrëveshje verbale banale e karakterit privat”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Shkupit.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara