www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Missi i Maqedonisë ra nga lartësia duke bë “selfi”, theu 11 brinjë

Posted on July 12, 2024July 12, 2024 by Dilo Kamb

Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilia Rozman është vajza e cila së fundmi u rrëzua dhe u plagos rëndë në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër.

Ndryshe, në policinë e Ohrit më 6 korrik në ora 21:40 është raportuar se E. R. (32) nga Shkupi duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i Eshtrave” afër fshatit Peshtan të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda, njoftoi MPB.

Emilia tani ka shkruar në profilin e saj në Facebook nga shtrati i saj në spital dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka thyer 11 brinjë gjatë rënies prej 7 metra lartësi

“Të shtunën në mbrëmje pata një aksident në Gjirin e Eshtrave në Ohër, ku rrëshqita, pjesërisht nga ngathtësia, pjesërisht nga vlerësimi i keq i hapësirës, ​​nuk mund të komentoj për ndërtimin e gardhit sepse nuk jam kompetentedhe kam rënë rreth 7 metra dhe kam thyer 11 brinjë. Me këtë më janë dëmtuar edhe mushkëritë dhe jam transferuar nga spitali “Shën Erazmus” në Kirurgjinë Torakale në Shkup”, ka shkruar Rozman.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara