www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“HERA” me pjesëmarrje në mini festival të të drejtave të njeriut

Posted on July 11, 2024July 11, 2024 by Dilo Kamb

Sot, më 11 korrik 2024, në Shkup u mbajt ngjarja finale e Karvanit Ballkanik në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve dhe angazhimi në politikën e ofruesve të shërbimeve sociale në komunitet” organizuar nga Asociacioni Instituti për Zhvillim të Komunitetit (ICD) Tetovë, në bashkëpunim me HERA – Shoqata për Edukim dhe Kërkim Shëndetësor dhe Qendrën për Aktivizëm Rinor – KRIK, informon PRESSonline.al

“Të drejtat e njeriut si koncept universal janë të njëjta për të gjithë dhe të gjithë duhet t’i gëzojnë ato në mënyrë të barabartë. Qasja në shërbimet mbështetëse për viktimat, fëmijët dhe familjet e prekura nga dhuna me bazë gjinore, sipas kategorive vulnerabël dhe personave me aftësi të kufizuara, është një nga hallkat kryesore për t’i dhënë fund dhunës. Karvani Ballkanik është një mundësi për të ndarë praktikat tona të mira, si dhe për të dërguar mesazhin e tolerancës zero ndaj dhunës me bazë gjinore!”, tha Vesna Matevska, menaxhere programore në HERA.

HERA – Shoqata për Edukim dhe Kërkim Shëndetësor gjatë aktivitetit mbajti një prezantim të projekt aktivitetesh që synojnë përfshirjen dhe ndërgjegjësimin për dhunën me bazë gjinore.

Veprimtaria në formën e një mini festivali për të drejtat e njeriut nën ombrellën e Karvanit Ballkanik është një projekt që zhvillohet në të gjithë vendet e Ballkanit dhe zgjat gjashtë ditë. Vetë karvani përfshin aksione në rrugë, punëtori, prezantime si dhe përmbajtje kulturore dhe argëtuese. Karvani filloi më 8 korrik në Mostar, vazhdon më 9 korrik në Nikshiq, 10 korrik në Elbasan, ndërsa sot pas ngjarjes në Shkup, ditët e fundit janë 12 korriku në Prishtinë dhe më pas 13 korriku në Novi Pazar.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara