Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë dy seanca plenare.
Në kuadër të seancës së 33-të, deputetët do të diskutojnë Propozimin e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbikëqyrjen Inspektuese, me procedurë të shkurtuar.
Në rendin e ditës të seancës së 27-të është vetëm një pikë – Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes instrumentale ndërmjet Bashkimit Evropian të përfaqësuar nga Komisioni dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut të përfaqësuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për aranzhime të veçanta për zbatimin e mbështetjes nga Unioni për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Instrumentin për reforma dhe rritje.