Ljupço Palevski i cili dyshohet për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski, gati një muaj është prapa grilave të burgut të Shuto Orizares pas ekstradimit nga Turqia.
Ai ka pasur disa vizita, përkatësisht nga bashkëshortja dhe nga avokati i tij i cili është avokat sipas detyrës zyrtare për shkak se tre avokatët që i propozoi ai, refuzuan ta përfaqësojnë.
Në Prokurori, Palevski mohon të ketë ndërlidhje me veprën penale dhe mohon të ketë ekzistiom të veprës penale dhe se është i pafajshëm.
Palevski nuk është ankuar për probleme shëndetësore, ndërsa ai më 15 maj u ekstradua nga Turqia.
Krahas Palevskit, për këtë rast akuzohen Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videski të cilët akuzohen për vrasje dhe rrëmbim. Në mesin e të akuzuarve është edhe i ati i Vanjës, Aleksandar Gorçeski.