Sot në Shkup u prezantuar Raporti për Etikë Zgjedhore: Udhëzues për politikanë të virtytshëm, nën organizim të Forumit të Politikave të Arsyeshme. Studimi përfshinë tema lidhur me transparencën brendapartiake gjatë zgjedhjes së kandidatëve presidencialë, zgjedhjes së kandidatëve për deputetë, respektim të standardeve etike gjatë kohës zgjedhore, reklamimit të premtimeve, luftës kundër korrupsionit dhe çështje tjera.
Gjatë prezantimit u theksuan shumë çështje dhe problematika, por përshtypje bëri atë që e tha eksperti dhe publicisti Ibrahim Mehmeti, i cili preki dukurinë e prezantimit të gënjeshtrës si diçka normale gjatë fushatave parazgjedhore, shkruan Zhurnal.