Kreu i partisë ekstremiste greke “Agimi i Artë” do të kthehet në burg pasi që një këshill i gjyqtarëve tërhoqi lirimin e parakohshëm të tij të hënën
Nikos Michaloliakos u arrestua në shtëpinë e tij në Athinë pas vendimit dhe do të dërgohet përsëri në burg vetëm një muaj pas lirimit të tij.
Këshilli i gjykatësve vendosi që 66 vjeqari Michaloliakos duhet ta mbajë pjesën e mbetur të dënimit të tij 13 vjeqar pë rolin e tij në drejtimin e organizatës kriminale të fajësuar për krime të urrejtjes.
Muajin e kaluar një këshill tjetër i gjyqtarëve ka pranuar kërkesin e Michaloliakos për një lirimin të parakohshëm pasi që e ka mbajtur minimumin legal të burgut.
Vendimi i këshillit të mëparshëm ka marrë në konsideratë edhe moshën 66 vejqare të tij, raporton The Associated Press.
Megjithatë në vendimin e të hënës pas një apelimi të një prokurori këshilli vendosi që Michaloliakos nuk ka treguar shenja të pendimit për krimet e kryera.