Mëngjesin e sotëm në bregun e liqenit të Ohrit ka nisur një aksion për pastrimin e liqenit, organizuar nga kompania e birrave “Skopsko”. Aktiviteti filloi nga porti i qytetit të Ohrit, ku rreth 70 zhytës nga klubi i zhytjes “Amfora” dhe të ftuar nga klube të ndryshme zhytje nga vendet fqinje zhytën në ujërat e liqenit për të pastruar mbeturinat në fundin e tij.
Paralelisht, një grup i madh vullnetarësh filloi pastrimin e bregdetit në plazhin e Debrcës, pranë lumit Satesca në rrugën e vjetër Ohër-Strugë. Ky aksion shihet si një mundësi e shkëlqyer për bashkimin e qytetarëve, familjeve dhe miqve në një mision të përbashkët për një mjedis më të pastër.
Kompania “Skopsko”, në kuadër të platformës së saj afatgjate të përgjegjësisë sociale “Krenaria jonë. Përgjegjësia jonë”, thekson rëndësinë e ruajtjes së bukurisë natyrore të Liqenit të Ohrit, i cili është një simbol i krenarisë dhe trashëgimisë kulturore të rajonit. Mjetet e investuara për këtë aksion janë të grumbulluara nga fushata CSR, ku për çdo birrë “Skopsko” të shitur në ambalazh qelqi, një denar ndahet për pastrimin e liqenit.
closevolume_off
Organizatorët shprehen se prania dhe mbështetja e të gjithë pjesëmarrësve janë vendimtare për suksesin e aksionit dhe ftojnë të gjithë të interesuarit që të bashkohen në këtë përpjekje për të lënë një gjurmë të qëndrueshme në ruajtjen e këtij monumenti natyror për gjeneratat e ardhshme.