Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook shkruan se “moralistët” e VLEN-it po veprojnë nën urdhërat e VMRO-DPMNE-së.
Lloga shkruan se VMRO-DPMNE-së nuk i përshtaten njerëzit korrekt ndaj do të kërkoj që të njejtët të ndryshohen edhe nëpër komunat më të cilat drejtojnë kuadro të Vlen-it.
Reagimi i plotë:
E vërteta e moralistëve të rrejshëm është se ata do të tërhiqen nga të qenurit kryetar komune pasi VMRO-DPMNE u ka premtuar ndryshime ligjore. Me çka, për pak ditë, do të ndryshohet ligji dhe në vend të zgjedhjeve të parakohshme në nivel komunal, do të kemi ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale. Deklarimet ndryshe janë veç për PR dhe mashtrim të bashkëpunëtorëve.
Do të shohim edhe një herë që profesorë si Namik Durmishi, zv.kryetar komune, që edhe i takon të drejtojë Komunën e Gostivarit do t’i kërkohet të tërhiqet pasi nuk është i përshtatshëm për VMRO-në.
*Jo be shoc, nuk është e vërtetë/fantashkencë