“Goxha të mërzitur jemi”, tha në shaka Ali Ahmeti kur u pyet se si do të veprojë Fronti Europian në opozitë, shkruan TV21. Ahmeti tha se për 22 vjet me luftë dhe përpjekje janë avancuar të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve dhe se si Front nuk mërziten nëse do të mbeten në opozitë.
Asnjëherë nuk jemi ndjerë komod në fotelet që ju mendoni se kanë qenë të buta. Kështu që fare, fare nuk na dridhet qerpiku, shqetësimi jonë është përse ne si shqiptarë të ndodhemi në situatë që të braktisim legjitimitetin për ambicie grupore apo personale. Sot për sot temë e shqiptarëve është mbrojtja e legjitimitetit. Sepse edhe më i riu që është, na shtron pyetjen pse unë nesër të dalë të votojë kur dikush vendos mbi fatin tim, mbi të drejtën time demokratike. Edhe 80 vjet le të jemi në opozitë, çështja shqiptare le të ecë përpara dhe mos të kemi shqiptarë që tradhtojnë sovranin”, deklaroi Ahmeti./tv21.tv